“Do çliroheni nga makthi i kontrolleve”, Rama: Mbështetje financiare për biznesmenët e rinj

schedule17:50 - 22 Nëntor, 2021

schedule 17:50 - 22 Nëntor, 2021

Kryeministri Edi Rama, ka premtuar se së shpejti bizneset do të shpëtojnë nga kontrollet tatimore dhe “gjobëvëniet” që shkonin në xhepat e inspektorëve.

Me fiskalizimin, sipas Ramës tashme gjithçka do të jetë online dhe në rast shkelej do të të njoftohen autoritetet në kohë reale nëpërmjet sistemeve digjitale.

“E rëndësishme që jo vetëm arka e shtetit do ketë disponim më të madhe, por përfundimisht një herë e mirë të gjithë do çlirohen nga makthi i kontrollove, hetimorëve, arbitrariteti. Kalimi në një nivel tjetër i sistemit duke larguar dorën e inspektorëve të tatimorëve nga fyti i biznesve, Na shërben revolucioni dixhital për këtë. Në kohë reale flet kompjuteri tani. Kush punon me rregulla është Zot në punën e vet dhe nuk i troket kush në derë. Sistemi është me tru artificiale dhe në bazë risku jep indikacione për shtetin dhe administratën tatimore dhe doganore, se ku po ndodh një lëvizje e dyshimtë. Dhe kontrolli zhvillohet mbi këtë bazë.” tha Rama.

“Përtej të gjithë mundit dhe zhvillimeve, në sistemin tonë tatimor një pjesë e vogël por problematike ka krijuar stres për sipërmarrësit. Heqja e këtij stresi është objektivi ynë. Së fundmi ministrja ka hartuar një strategji të re për biznesin në këtë fazë të ndërmjetme fiskalizimi. Do e paralizojmë hetimin tatimor nga aktiviteti i gjobëvënies. Do shtyjmë sa më shpejt procesin e fiskalizimit dhe bashkë me procesin e organizimit të brendshëm. Kanë gjëra që në fund kërkojnë kohën e tyre”

Kryeministri është ndalur tek pikat që buxheti 2022 për biznesi pritet të mbështes, ku ka theksuar se fokusi do të jetë tek “Star Up-et” si dhe personat që duan të hapin një biznes të ri.

“Dua të vë theksin tek volumi i ri i mbështetjes financiare për më të rinjtë dhe duan të hapin biznes të vogël. Për Star Up. Është horizontal vullneti për inovacionin dhe shumë të rinj për të përfshirë në valën e re të njerëzimit. Fakte që edhe të rinj në fshatra janë të punësuar jashtë për kompani të mëdha. Falë talentit të tyre.  Duam tani që të shtyjmë me mbështetje financiare të rinjtë që duan të futen në edukim apo biznes për teknologji.” tha kryeministri. /abcnews.al/