“Do bëj formacion të frikshëm”, Tevez parashikon ndeshjen e lamtumirës

schedule13:46 - 3 Nëntor, 2020

schedule 13:46 - 3 Nëntor, 2020

Sulmuesi i Boca Juniors, Carlos Tevez, i ka idetë e qarta se si do të jetë ndeshja e tij e lamtumirës. Argjentinasi, i cili është në sezonin e tij të tretë radhazi me ekipin ku ka hedhur hapat e parë si futbollist, nuk e mendon ende tërheqjen nga futbolli i luajtur.

“Kur të tërhiqem nga futbolli dhe do të organizoja një ndeshje lamtumire, atëherë padyshim që do formoja një ekip timin. Ata do të ishin: Buffon, Hugo Ibarra, Rio Ferdinand, Gabriel Heinze, Patrice Evra; Scholes, Andrea Pirlo, Paul Pogba; Cristiano Ronaldo, Messi dhe Rooney. Unë vetë do të qëndroja në stol”, deklaron “El Apache” duke qeshur.

36-vjeçari u kthye në vendlindjen e tij në vitin 2018, pas një aventure të shkurtër në Kinë me Shanghai Shenhua. Që nga ajo kohë, Tevez ka luajtur 48 ndeshje me Bocën në të gjithë kompeticionet dhe ka shënuar dhe 18 gola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!