Do bëhet baba për herë të parë, zbulohet emri që “Ezel” ka zgjedhur për të bijën

schedule11:54 - 16 Tetor, 2020

schedule 11:54 - 16 Tetor, 2020

Aktori turk i njohur me rolin e “Ezelit”, Kenan Imirzalioglu do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Sinem Kobal është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe çifti po presin të bëhen me vajzë.

Ata tashmë kanë zgjedhur edhe emrin për të bijën ‘Lalin’, të cilin kanë qenë mediat turke që e kanë zbuluar.

‘Ezel’ është shprehur shumë i emocionuar që do të bëhet baba.

“Jam shumë i lumtur. Faleminderit Zotit gjithçka ka shkuar mirë, pa probleme. Zoti na ruajtë nga syri i keq”, ka thënë ai. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!