Do bëhej nënë në moshën 40-vjeçare, këngëtarja e njohur humb fëmijën gjatë shtatzënisë

schedule14:31 - 29 Shtator, 2020

schedule 14:31 - 29 Shtator, 2020

Këngëtarja e njohur turke Petek Dinçoz ka ndarë me të gjithë një lajm të hidhur. Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë të ditur se ka humbur fëmijën e saj

Këngëtarja 40-vjeçare ishte shtatzënë dhe po priste të bëhej nënë për herë të dytë nga martesa me biznesmenin Serkan Kodaloglu

Mirëpo për shkak të një problemi, Dinçoz e ka humbur fëmijën. Së fundmi këngëtarja kishte zbuluar se do të bëhej me vajzë dhe e lumtur e bëri publikë.

“Fatkeqësisht lumturia ime për tu bërë nënë për herë të dytë u ndërpre në mes. Dëshira jonë e vetme ishte të rrisnim familjen tonë dhe ta bënim djalin tonë me motër. Shpresoj që Zoti të na i bëjë më të lehtë dhimbjen mua dhe nënave që kalojnë një eksperiencë të tillë”, shkroi Petek. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!