Djemtë e Bangladeshit bëjnë urimet “e  çmendura” për shqiptarët, i riu flet për trendin që po “bën namin”

schedule10:30 - 24 Mars, 2023

schedule 10:30 - 24 Mars, 2023

Valerio është menaxher i faqes i ‘Crazy Birthday Wishes’. Ai po bën namin në rrjet, pasi përmes disa djemve nga Bangladeshi realizon urimet më speciale.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Valerio ka treguar se si i nisi kjo ide, e cila tani ka shumë kërkesa nga shqiptarët. Ai tregoi dhe detajet se një urim kushton 35 euro dhe kërkon 4 ditë kohë për t’u përgatitur.

“Unë e nisa rreth dy muaj më parë, i njoha këta persona përmes faqeve të ndryshme. Kështu që e dija që bënin gjëra kreative dhe i kontaktova me iden time më të re dhe folëm për këtë gjë. Edhe ideuam këtë koncept.

Mendoj që shumica e kërkesave janë nga Shqipëria, nuk e di pse janë njerëz shumë krenarë. Janë shumë të dashur dhe shumë të qeshur dhe e përdorin këtë platformë. Unë njoh shumë shqiptarë në Zvicër, sidomos nga Kosova. Por nuk e dija që kishin kaq shumë dëshirë për urime të tilla. Një urim shqiptar e postuam në TikTok, u bë viral dhe kështu filluan kërkesat.

Kushton 35 euro për video, por nis nga 20 euro, ofrojmë për disa shtete të ndryshme, jemi lehtë të aksesshueshëm”, rrëfeu i riu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!