Djegia e mandateve, Dashamir Shehi: I hodhëm dru zjarrit popullor

schedule17:45 - 18 Shkurt, 2019

schedule 17:45 - 18 Shkurt, 2019

Dashamir Shehi në një intervistë për “ABC news” është shprehur se pas djegies së mandateve, ndërkombëtarët të merren me Ramën dhe qeverinë pasi me opozitën nuk kanë për çfarë të merren.

“Të huajt ta mendojnë mirë këtë punë sepse me ne nuk kanë më me çfarë të merren. Tani nuk kanë si të na therrësin sepse tani ne jemi qytetarë të lirë. Ata tani mund të thërrasin ata që u ka ardhur radha me u thërrit, qeverinë më të kurruptuar. T’i thërrasin dhe t’u kërkojnë përgjegjësi këtyre zotërinjëve. Nuk kanë me çfarë merren me ne.  Dhe maksimumi me ne mund të flasin për Kodin Zgjedhor. Edhe pa mandatet tona ato ligje mund t’i votojnë ata që janë në Parlament”.

Më tej gjatë fjalës së tij ai është shprehur se: “Djegia e mandateve është bërë për t’i hedh dru këtij zjarri të madhe popullor. Moralish nuk ka më rëndësi kjo punë. Ligjërish mund të funksionojë institucioni i tij por moralisht ky Parlament ka rënë. Këtu janë bërë votime jashtë rregullave parlamentare dhe kushtetuese. Ky e shvlerësoi fare institucionin e votës”.

I pyetur nëse mund të krijohet një lëvizje anti-sistem, ai u shpreh se kjo është një nga çështjet e ardhshme të opozitës.

“Kjo është një çështje për të ardhmen opozitare dhe tema imediate është largimi nga pushtetit i zotit Rama. Unë mendoj që pas rrëzimt të Ramës të hapet një debat brenda opozitës që të mos jetë thjesht një rrotacion apo një ndryshim pushtetesh, por të jetë një rrotacion në tërësi. Unë gjykoj se brenda PD ka forca progresiste për të përqafuar këtë ide”.

Sakaq për protestë e opozitës e cila u mbajt të shtunën ai tha se ishte madhështore.

“Shumë e madhe madhështore dhe paqesore. Kisha frikë se do e digjnin gjysmën e Tiranës por nuk ndodhi u thynë dy xhama. Të gjitha televizonet e mëdha të Evropës e thanë se me mijëra shqiptarë dolën në shesh kundër qeverisë së korruptuar të Ramës. Këtu ka pas njerëz që thonë se shumë pak dhunë,  pasi ky merr  vesh vetëm me dhunë. Populli u bë koshient që duhej të ngrihej. Shqiptarët kanë edhe dy vite kohë për të rrëzuar këtë bandë dhe më pas nuk rrëzohet më. Ne po u dalim përpara shqiptarëve që të ngrihem me të gjitha mjetet që kanë sepse po u vjen dhuna”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!