Djegia e mandateve, ambasadori i BE e zv/ambasadorja e SHBA te Rama

schedule19:08 - 18 Shkurt, 2019

schedule 19:08 - 18 Shkurt, 2019

Vendimi i gjithë opozitës parlamentare për djegien e mandateve ka sjellë lëvizjen e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri.

Kështu Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca dhe zëvendësambasadorja e SHBA Leyla Moses-Ones kanë qenë sot pasdite në zyrën e kryeministrit Rama.

Nuk ka një njoftim zyrtar për përmbajtjen e takimit, por lëvizja e ambasadorëve nuk është e panjohur në kushtet e një tensioni politik mes mazhorancës e opozitës në vend. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!