Dje u shmang tragjedia, autobusi i “Go Green” ende në mes të Lanës

schedule10:33 - 30 Prill, 2022

schedule 10:33 - 30 Prill, 2022

Disa orë pasi u shmang tragjedia, autobusi i linjës së Unazës së Re “Go Green” është ende në mes të Lanës.

Aksidenti i frikshëm ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi të kinema Agimi, ku autobusi plot me njerëz u përplas me një makinë tip Benz, duke përfunduar më pas të dyja më mes të lumit Lanë.

Lexo edhe: VIDEO/ Aksident i frikshëm në Tiranë, autobusi i Unazës përfundon në Lanë, poshtë tij një makinë

Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë e autobusit teksa ishte me pasagjerë.

Lexo edhe: U prezantuan vetëm 1 javë më parë, autobusi për pak shkaktoi katastrofë, përfundoi në Lanë plot me pasagjerë

Pas përplasjes autobusi ka humbur drejtimin dhe ka marrë para Benzin duke përfunduar të dy në Lanë, ndërkohë që ka pasur dhe 5 persona të lënduar, dy pasagjerë të makinës dhe 3 që ishin në autobus.

Lexo edhe: Rrotat e “Go Green” fundosën “Benzin” në mes të Lanës, 5 të plagosur nga aksidenti

Kujtojmë që autobusët e Unazës dhe shoferët e tyre janë denoncuar shpesh në media, për shkak se ecin me shpejtësi të lartë, por jo pak herë disa nga drejtuesit e këtyre mjeteve janë kapur edhe me sasi të lartë alkooli, duke vënë në rrezik jo vetëm pasagjerët por edhe qytetarët dhe mjetet e tjera në rrugë.

Lexo edhe: Shpejtësia e frikshme e autobusit të Unazës për pak rezultoi fatale, përfundon në Lanë me dhjetëra pasagjerë dhe një makinë poshtë

/abcnews.al