Koalicioni djathtas për zhvillim do të shkojë në zgjedhje vetëm me 140 kandidatët e listës së hapur.
Deputeti Enkelejd Alibeaj, tha se po përgatitet dokumentacioni i nevojshëm për tërheqjen e kandidatëve nga listat e mbyllur. Ai tha se kjo manovër është konsultuar me kqz dhe është e ligjshme.
“Gjatë kontrollit të listave, koalicioni jonë doli që nuk ka asnjë njeri të implikuar me veprimtari të paligjshme gjë që tregon korrektesën e listës sonë dhe seriozitetin me të cilin jemi angazhuar në luftën ndaj korrupsionit. Koalicioni ka bërë dokumentacionin e nevojshëm për tërheqjen e kandidatëve për listat e mbyllura. Nga sot e tutje, nga java që vjen, qytetarët e Shqipërisë duhet ta dijnë që ne garojmë me lista të hapura.”,tha Alibeaj.
Edhe deputeti Shehi, shtoi se tani nuk ka asnjë rrezik për ndarjen e mandateve për deputet brenda subjektit.
Një koment e kishte Alibeaj edhe për përballjen Rama-Basha në rrjetet sociale. Ai sqaroi se Djathtas për Zhvillim nuk do të ndjekë asnjë kundërshtar apo konkurrent, por hyn për një fushatë serioze.