“Djathtas 1912, emërtesë e ndershme”, Minxhozi: Kritika ime miqësore për Alibeajn

schedule20:21 - 14 Tetor, 2024

schedule 20:21 - 14 Tetor, 2024

Këtë të hënë në emisionin “Real Story” po diskutohet mbi krijimin e partisë së re ‘Djathtas 1912’. Analisti Skënder Minxhozi i është drejtuar bashkëthemeluesit Enkelejd Alibeajt, duke i dhënë një kritikë miqësore.

Sipas analistit, “Djathtas 1912” më duket një emërtesë e ndershme partie dhe disi demode në sensin pozitiv.

Natyrisht që zoti Alibeja si të gjithë pjesëtarët e kësaj partie të re, kanë benefitin e të provuarit, kanë të drejtën më të madhe dhe legjitime siç e ka çdo forcë politike të futet në atë mejdanin e politikës shqiptare dhe të provojë kapacitetet e veta intelektuale që ofron, tezat e veta, figurat, emrat dhe historinë se një pjesë e mirë janë dhe politikanë me eksperiencë.

Miqësisht do t’i bëja një kritikë të vogël zotit Alibeaj që iu desh kaq vite për të ardhur në këtë ‘klubin tonë’ që natyrisht kemi listuar një numër të këqijash. Natyrisht politika është e tillë.

“Djathtas 1912” më duket një emërtesë e ndershme partie, pa e sharë fare dhe pa e atakuar, më duket disi demode në sensin pozitiv. Sepse jo gjithçka e të shkuarës është për t’u hedhur poshtë dhe e keqe, është si të kërkosh në epokën e celularëve një gazetë print. Është një epokë ku e djathta dhe e majta në qeverisje janë unifikuar disi. Unë do të thoja që në Shqipëri nuk është se ka vetëm të djathtë, por në Shqipëri nuk ka as të majtë, duket si paradoks. Nuk parti të majtë, burokraci të majtë. Sepse politika shqiptare ka ardhur në një moment ku nuk kërkohet e djathtë dhe e majtë, por qeverisje eficente, e cila besoj unë e tejkalon spektrin ideologjik“, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!