“Djathtas 1912″/ Alibeaj në Real Story: Është një rrugëtim që po fillon, PD nuk e rimori fytyrën e vet të djathtë

schedule20:25 - 14 Tetor, 2024

schedule 20:25 - 14 Tetor, 2024

Bashëkethemeluesi i “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj thotë se ky grupim politik kërkon të sjellë në një fytyrë normale politike në vend.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Alibeaj u shpreh se ky grupim nis një rrugëtim dhe shtoi se PD nuk e rimori fytyrën e vet të djathtë, ashtu siç kjo parti politike lindi.

“Duhet të jem i sinqertë për mungesën e së djathtës. Ne prezantuam kartën e vlerave, të parimeve, por nëse ka një gjë që nuk e kemi prezantuar, metodat, kultura politike, ky është dallim i madh për mua. Mund të jesh i djathtë, dhe të thuash, prona, biznesi, dhe të përdorësh mjete anarkiste të majta, e kompromenton gjënë. Për mua, nëe ka gjë që duhet injektuar tani, është mjeti politik me fytyrë njerëzore. Sot politika shqiptare përdor mjetin e vrazhdë, dhunën, zë hapsirat, pengon tjetrin, mban gjithçka për vete. Kjo është një gjë që tentojmë ta përdorim si metodë. Të gjitha qëndrojnë, individi, prona, shteti i vogël i fortë, që i shërben individit. Do donim dhe kemi bërë tonën, fytyra normale politike. Kjo është një që ka nevojë dhe besoj që do të bëjë dallimin. Po të jetë për lirinë, po të na pyesësh të gjithë atje, të gjithë e kemi fituar. Mbaj barrën, kam besuar që PD të mund të rimerrte fytyrën e vet të djathtë, ashtu siç lindi.

Kushdo që ka qenë në PD, e besonim dhe e imagjinonim atë gjë. Është e vështirë, jemi për një rrugëtim. Ky është rrugëtim që fillon sot, ka të djathtë që besojnë te ato vlera. Edhe ky polarizimi artificial në 33 vite, i majtë, i djathtë, shkatërrojnë njëri-tjetrin me çfarëdo lloj mjeti, kjo është kulturë që duhet mbyllur. Mund të kemi kultura të ndryshme, mbrojmë pozicionet tona. Ne e synojmë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!