Matko Djarmati, drejtori sportiv i Vllaznisë, pas hedhjes së shortit të Kupës së Shqipërisë ka folur për mediat: “Të fitosh Kupën duhet të përballesh me të mirët. Nëse do kisha mundësi, doja te luanim kundër Teutës dhe Partizanit. Doja të luajë kundër Partizanit sepse nuk do të luajmë në Tiranë dhe këtë e shoh si një plus”.
Për ecurinë e kohëve të fundit të ekipit, kroati shtoi: “Jemi të zhgënjyer pak nga sezoni. Nuk jemi të kënaqur me vendin në tabelë, por deri në fund kemi mundësinë të shpëtojmë me një trofe. Po shkuam në Europë do jetë sezon i shpëtuar”.
Europa përmes Kupës apo kampionatit? Djarmati është i qartë: “Kupa vendoset pas kampionatit. Shanse ka më shumë nga kampionati. Do tentojmë t’i kapim kupat e Europës nga kampionati.
Partizani është përforcuar në dimër, nuk është ai i fillimit. Është një ekip i barabartë me ne. E thashë, nuk luajmë në kryeqytet dhe ky është një plus për ne”. / abcnews.al