Djarmati: Gjykim totalisht i njëanshëm, Vllaznia kishte disa probleme

schedule23:20 - 8 Korrik, 2021

schedule 23:20 - 8 Korrik, 2021

Matko Djarmati e pranoi për mediat në Bosnje Hercegovinë që Vllaznia pati probleme kundër Siroki Brijeg, por nga ana tjetër është i prerë kur vjen puna për gjykimin e arbitrit rus.

“Gjykimi ishte totalisht i njëanshëm me atë që pamë”, tha në mënyrë të drejtpërdrejtë drejtori sportiv i Vllaznisë, i cili analizoi edhe paraqitjen e kuqebluve.

“Nuk e nisëm mirë ndeshjen, disa gjëra nuk funksionuan si duhet. U përpoqëm të ndryshonim diçka me zëvendësimet dhe shënuam një gol.

Shpresoj të jemi më mirë se sot. E dimë se si do të pozicionohemi e të luajmë ndeshjen tjetër”, u shpreh Djarmati, sikurse shkruan “sportsport.ba”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!