“Djaloshi i Artë” Haaland, Dortmund mposht PSG-në në betejën e parë

schedule22:55 - 18 February, 2020

schedule22:55 - 18 February, 2020

Është mbyllur takimi i parë mes Borussia Dortmund dhe PSG-së, me fitoren 2-1 të verdhezinjve. Skuadra gjermane tregoi një marsh më shumë se kampionët e Francës dhe e merituan fitoren. Pjesa e parë pati raste në të dyja kampet, me Borussian që shpërdoroi disa mundësi të arta në kundërsulm. Megjithatë, goli mungoi.

Në të dytën, Dortmund shtoi presionin në kërkim të golit dhe arriti ta gjejë në minutën e 69-të. Pas një aksioni perfekt të verdhezinjve, është talenti norvegjez, Erling Haaland, ai që gjen rrjetën, duke mposhtur Navasin nga një distancë e afërt.

VIDEO | Mbrëmja e yjeve, Haaland dhe Neymar dhurojnë spektakël

Megjithatë, PSG nuk u shokua dhe brenda 6 minutash, arriti të barazojë. Mbappe shpërthen mirë mes dy mbrojtësve të Dortmund dhe shërben për Neymar, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë me portën e boshatisur.

As barazimi i francezëve, nuk do të zgjaste shumë, pasi Haaland sërish do të shënonte dy minuta më vonë. Bomberi norvegjez lëshon një predhë me të majtën dhe ndëshkon PSG-në, duke vulosur rezultatin final të sfidës në 2-1./abcnews.al

Champions League (Signal Iduna Park)

Borussia Dortmund – PSG   2-1
Haaland 69′ 77′ / Neymar 75′

 

Momenti kur Haaland shënoi golin e dytë