“Djalli fshihet në detaje”, Duma debat me Klosin: Listat e paracaktuara nga kryetarët e partisë

schedule21:44 - 1 Qershor, 2022

schedule 21:44 - 1 Qershor, 2022

Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi dhe deputetja demokrate, Grida Duma janë përfshirë në një debat për sa i përket votës së lirë në Shqipëri.

Të ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në Abc me gazetarët Ornela Gaçe dhe Erion Kristo ata diskutuan edhe për listat e hapura brenda një partie. Sipas Klosit çdokush ka mundësi të hyjë në politikë, por sipas Dumës listat janë të përcaktuara nga kryetarët e partive dhe janë të mbyllura.

Klosi: Çdokush ka mundësi të ecë përpara në politikë, siç futen shumë të rinj. Çdo palë zgjedhje futen me dhjetëra, nuk e di me përqindje, por besoj mbi 30% e parlamentit është i ri. Lista është e re. Ai i riu hyn nga asnjë sistem.

Duma: Pa sistem hyn fare? Dhe kjo është e vërteta… kjo që thotë kolegu është spekulative. Se qenka problemi që nuk i hapim dot listat dhe të kthejë politikën në karrierë se do përfaqësohet komuniteti. Atë e zgjidhim.

Klosi: Jo të thashë për rajonet, jo për listat e hapura.

Duma: Po edhe për rajonet, e zgjidhim se ashtu siç partitë politike i çojnë të deleguar disa individë për të mbuluar territoret dhe ndajnë punën, ashtu mund të vijojë të bëhet e njëjta ndarja pune. Këtu diskutimi ndahet në 2 nivele. Diskutimi i parë janë listat e përcaktuara nga kryetarët e partive të cilat nuk prodhojnë politikë. Në parlamentin e Shqipërisë kemi kolegë dhe pak prej tyre të ngrenë në nivel kombëtar çështjet lokale. Mos flasim për jetën politike të deputetit i cili është pa mbështetje të ekspertizës, pa mbështetje të konsultës, pa një zyrë. Ti sot nuk ke zyrë të deputetit.

Klosi: Teorikisht e ke.

Duma: Nuk e ke fare, një deputet i opozitës të shkojë te bashkia nuk i shkon askush aty.

Klosi: Është gjë tjetër, por zyrat janë.

Duma: Po kjo është. Djalli fshihet në detaje.

Klosi: Zyrat janë, se si menaxhohen atë e diskutojmë.

Duma shtoi se nëse nuk ka demokraci brenda një partie politike, nuk ka demokraci në rang Republike./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!