Djali sekret i presidentit Trump

schedule22:53 - 25 Gusht, 2018

schedule 22:53 - 25 Gusht, 2018

Dobësia e Donald Trump për femrat duket se po kthehet në një bumerang për presidentin e Shteteve të Bashkuara. Krahas historive me aktore e modele, në dritë po del gradualisht një tjetër aferë që kreu i shtetit ka patur, nga e cila është ngjizur edhe një djalë.

Lidhjet me aktoret e filmave për të rritur dhe modelet e “Playboy” duket se nuk ishin të vetmet marrëdhënie jashtëmartesore të Donald Trump. Një ish-portier i kullës “Trump” ka folur për një tjetër marrërdhënie që miliarderi kishte me një shërbyese kohë përpara se të bëhej president, nga e cila ka lindur edhe një djalë.

Zërat për këtë histori qarkullonin prej muajsh, por tani duket se makthi për presidentin amerikan po bëhet realitet, pasi ligjërisht ish-punonjësi i tij është i lirë ta tregojë historinë. Fillimisht Dino Sajudin ia kishte shitur të drejtat e historisë “Amerikan Media Inkorporejshën”, kompania mëmë e tabloidit “National Inquirer”, e drejtuar nga miku i Trump, Dejvid Peker.

Më 15 Nëntor 2015, grupi mediatik i ofroi ish-portierit 30 mijë dollarë për të patur ekskluzivitetin e aferës, por në vend që ta publikonte e varrosi atë për të shpëtuar figurën e Trump, në një kohë kur ethet presidenciale kishin filluar. Madje, kontrata parashikonte një penalizim prej 1 milion dollarë për Sajudin nëse ai do të hapte gojë.

Por tani kontrata është ndërprerë dhe ish-punonjësi i kullës Trump është i lirë të tregojë gjithçka di. Nëse ato që përfliten do të rezultojnë të vërteta, atëherë për Trump do të jetë një telash më shumë krahas atyre që kanë të bëjnë me ish-aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels dhe ish-modelen e “Playboy”, Karen Mekdugall, që kanë deklaruar se kanë patur marrëdhënie me të./abcnews.al