Djali ribashkohet me të ëmën pasi pandemia i ndau për dy vjet

schedule07:38 - 23 Nëntor, 2021

schedule 07:38 - 23 Nëntor, 2021

Ky është momenti kur një djalë u ribashkua me nënën e tij pasi ajo udhëtoi drejt Australisë dhe kufizimet për shkak të pandemisë i mbajtën larg për dy vjet. Ciaran Joyce, i cili jeton në Londër, nuk e kishte parë nënën e tij Hayley Gibbs, pasi u largua nga Britania në 2019-ën por kufizimet e ashpra kufitare bënë që ajo të mos kthehej.

Në pamjet e publikuara, Ciaran është duke pritur në një lokal pa ditur për vizitën e saj të papritur. Ciaran shikon drejt derës përpara se të dallonte mamanë e tij dhe menjëherë vrapon për ta takuar. “Surprizë bir. Më kishte marrë malli, djali im i pashëm.”, tha nëna e tij.

“Dje në mbrëmje, falë saj dhe (të dashurës) time Lucy, ndodhi një surprizë e mrekullueshme. Unë arrita të përqafoj nënën time për herë të parë në 2 vjet. Të dua mami. Më kishte marrë malli shumë.”, shkroi ai në rrjete sociale. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!