Djali pyet babanë e moshuar: Ç’lidhje kishe me një vajzë të re? (Video)

schedule20:15 - 7 Korrik, 2019

schedule 20:15 - 7 Korrik, 2019

Brunilda ka sjellë në seancën e ndërmjetësimit djalin e hallës Robertin, pasi ajo pretendon se ai ka braktisur mamanë pas divorcit. Nga ana tjetër, si pasojë e divorcit të prindërve, Robertit i kanë lindur një serë problemesh. A do të ketë një zgjidhje situata për Robertin, mamanë e tij dhe Brunildën?

Brunilda: Kam thirrur djalin e hallës, Robertin se ai duhet ta kthejë kokën pas, se nuk ka qenë nëna e tij shkak i të gjitha këtyre rrethanave që ka ai. Kjo mua më ka shqetësuar shumë. E telefonoja shumë herë dhe gjatë dhe i thoja duhet të vish, pasi nuk i kam asnjë gjë për borxh, por ai nuk pranonte të vinte.

Roberti: Unë kam vetëm një muaj që e kam lënë nënën vetëm dhe jo një jetë. E kam lënë vetëm për një arsye se më ka lindur një problem shumë i madh. Kam 10 vjet që kam probleme me babai. Nuk e kam fajin për asnjë atyre. Kam 22 vite që jam larguar nga shtëpia dhe jetoj në Athinë dhe këtë muaj kam 1 muaj që nuk bëj asnjë telefonatë. Ndërkohë që nëna me babain ka 10 vjet që nuk shkojnë mirë dhe gjithë këto vite kam hasur me problematika aq të mëdha saqë nuk i prisja në jetën time. Jam dënuar 2 herë nga babai me burg dhe i pranova për sy të publikut. Luftova vetëm deri në Gjykatën e Apelit. Babi im nuk e ka trajtuar mirë mamanë time dhe as unë nuk e di si hyra në burg.

Roberti tregoi sherrin mes prindërve, i cili e çoi në burg për 2 muaj.

“Një mëngjes babai po bënte fjalë me nënë time. Unë isha në gjumë, u zgjova dhe pashë sesi babai po i nxirrte rrobat dhe i thoshte asaj do sjell grua tjetër dhe largohu. I thashë, hajde shkojmë në polici ta denoncojmë, por nuk pranoi. Unë i ndava në kohën që po ziheshin dhe në vend që ta merrja unë policinë, e mori babai dhe me akuzoi se e kam goditur atë mëngjes. Erdhi policia më mori dhe më arrestoi. Babai solli dëshmitarë, motrën dhe vëllain e tij dhe folën kundra meje, pa parë dhe diskutuar asnjë gjë me ata. Kjo ngjarje ka ndodhur para 3 vitesh. Ai mori një urdhër mbrojtje nga Gjykata dhe unë nuk shkova për një vit në shtëpi. Gjykata më dënoi me 2 muaj”.

Prindërit e Robertit pas 10 vitesh debatesh dhe konfliktesh janë divorcuar 3 vite më parë. Ai rrëfeu një pjesë nga jeta e tij.

“Unë vetëm të mira i kam bërë babait në këtë jetë. Kam 22 vite në Greqi dhe pothuajse 10 vite paratë ja kam dorëzuar babit tim të gjitha dhe kurrë nuk i kam kërkuar llogari se ku i çonte lekët, por edhe vitet e fundit të gjitha paratë jam kam dhënë babait për ti investuar për shtëpinë tonë në Sul të Devollit. Unë një djalë i vetëm jam dhe atë shtëpi kemi. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se gjërat do të shkonin deri në këtë pikë”.

Juristja Eni Çobani tha se Roberti është dënuar sërish nga Gjykata me 5 muaj burg.

“Roberti është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me 5 muaj burg. Të them të drejtën në momentin e parë kur Bruna ma ka sjellë si rast dhe jam befasuar sesi një baba investohet prej vitesh për të dënuar djalin e tij. Që këtu qëndrojmë jashtë ligjit dhe jemi tek familja, morali. Një baba është investuar prej vitesh të dënojë djalin e tij. Juve moralisht ju ka dënuar babai juaj. Se çfarë ndodh brenda një familje i dini vetëm ju të tre, babai nëna dhe ju. Nëna juaj nuk është në gjendje të flasë ndërsa me babain jam befasuar nga ftohtësia e bisedës me mua, kur përmendej emri tuaj. Ne të gjithë jemi prindër dhe tek fëmijët jemi shumë të ndjeshëm dhe sidomos kur ju merr një njeri i huaj siç jam unë edhe pse jam bërë e afërt për familjarët”.

Zonja Eni Çobani tregoi momentin kur telefonoi babain e Robertit dhe akuzat e tij për djalin ishin të pafundme.

“Kur e ftova ka qenë një moment shumë i veçantë dhe këtë dua ta ndaj me publikun. Zoti Xhezmi të ftoj të dalësh para dalit tuja, dhe më tha, Zonja Eni unë kam disa bagëti këtu dhe do merrem me ato, ndërsa djalin ta kam lënë ty të merresh. I thashë, po më befason sesi një baba në moshën tuaj të flasë për djalin e tij në këtë mënyrë”.

Roberti tregoi se ka bërë një gabim shumë të madh kur prindërit e tij u ndanë. Ai u largua ditën tjetër menjëherë për në Greqi dhe nëna e tij nuk mori një avokat për të bërë ndarjen e pasurisë.

“Nuk ja fal vetes së nuk e kam atë zemër, atë shpirt. Por duhet ta kisha bërë. Të nesërmen duhet të kisha kapur një avokat dhe ta kisha vënë në program për ndarjen e pasurisë, unë nuk e bëra këta dhe u largova për në Greqi. Ky muhabet ka ndodhur para tre vitesh. Ai nuk i është përgjigjur nënës sime për asnjë gjë”.

Juristja Eni Çobani i telefoni nga studio zotit Xhezmi dhe e pyeti nëse janë të vërteta akuzat e ngritura apo është xheloz pasi djali ndihmon më shumë bashkëshorten e tij.

“Unë nuk jam xheloz, i kam ndihmuar dhe i ndihmoj dhe sot. I kam paguar ujin, dritat si dhe drutë i kanë marrë tek mua”.

Gjithashtu, Xhezmi tregoi dhe arsyen e divorcit nga bashkëshortja.

“Në 3 Qershor 2006, pësova një disfatë. Unë rashë nga një tarracë dhe isha shumë rëndë. Erdhën motrat dhe vëllain të më shikonin në spital, me të cilët nuk kisha patur muhabet prej disa kohësh për hatrin e gruas dhe që nga ajo ditë gruaja ime u mënjanua, duke më thënë se e hodha poshtë”.

Por pretendimet e Xhezmiut u hodhën poshtë nga djali i tij Roberti ku tha se është kujdesur për babain.

 “Kam ardhur nga Greqia, kam ndenjur 40 ditë në spital dhe jam kujdesur për atë dhe po e hodhi poshtë dhe këtë gjë, ai nuk është njeri”.

Gjatë telefonatës me babain e tij, Roberti hodhi disa akuza mbi të atin. Ai e pyeti babain se çfarë lidhje kishte ky i fundit me një vajzë të re. Roberti tha se si pasojë e veprimeve nga ana e babit të tij, ai dhe mamaja nuk kanë më “fytyrë” të shkojnë në fshat.

Roberti: Po një vajzë 35 vjeçare nga fshati Çipan i Devollit, çfarë lidhje kishte me ty që keni 4-5 vite që rrini bashkë me atë vajzë që e mbaje me vete dhe na i ke sjellë dhe në shtëpi?

Babai: Unë atë dhe disa të tjera i kam mbajtur për punë… ajo kërkonte punë se nuk ka bukë të hajë njerëzia. Kërkonte punë ajo, se unë marr toka me qira të motrave dhe i punësoj.

Roberti: Babai ka patur një lidhje me një vajzë 35-vjeçare dhe flet i gjithë fshati, nuk na la fytyrë më të hymë në fshat.

Pas debatit mes babait dhe djalit, juristja Eni Çobani e ftoi Zotin Xhezmi të vinte në studio dhe të përballej me djalin e tij, pasi ka disa vendime gjykate.

“Ti do vish publikisht përballë Roberit se ke vendime Gjykate dhe do vish patjetër. Shikoje mundësinë dhe shëndetin si e ke dhe do vish. Ta dëgjojë, Korça, Devolli dhe i plotfuqishmi i zonës tënde. Nëse ky djali të ka prekur një qime floku unë do i them, Robert dil nga këtu dhe drejtohu burgut, se djali që godet babain nuk është djalë, por në të kundërt ndryshe do e bëjmë muhabetin bashkë. Hajde po të jesh burrë, unë jam grua, jam këtu, të pres në Klan, më thuaj kur të duash, ditën dhe orën. Po ta them burrash. Nëse ky djalë të ka prekur një qime floku do e çoj vetë në burg. Nuk mund të gjuajë djali babain, kurrë, asnjëherë por nëse ti ke bërë kallëzim të rremë unë po të them bëj llogaritë mirë se mua do më kesh përballë ti dhe drejtësia e Korçës. Ku e ke sëpatën, mjetin prerës që të ka goditur djali? Kush polic të ka ardhur dhe të ka gjetur, se do vij unë dhe ti jap dorën. Unë lexoj vendimet e gjykatës, por indinjata ime është sesi një baba 70 vjeçar, babai i dy fëmijëve i divorcuar prej 3 vitesh nga bashkëshortja nuk vjen këtu përballë djalit të tij. Kjo është indinjata ime. Ju bëj thirrje baballarëve, nënave, fëmijëve që të shikojnë dhe të përballen dhe zgjidhin problemet brenda familjes. Jo gjithçka zgjidhet me prokurori dhe ligj. Po e deformojmë shoqërinë dhe familjen”.

Juristja Eni Çobani tha se nga dosja që ajo ka lexuar lidhur me dënimin e fundit që ka marrë Roberti  nuk ka asnjë provë dhe asnjë mjet, përveçse një dëshmitari që nuk është ndodhur në vendngjarje por ka vajtur dhe ka folur për Xhezmiu.

“Besoj se ky vend ka ligj dhe njerëz që dinë të interpretojnë ligjin”.

Ndërsa Brunilda e cila ishte pjesë e seancës së ndërmjetësimit i kërkoi Robertit që të kthejë kokën pas nënës, pasi ajo nuk është pjesë e këtij konflikti./tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!