Djali pas hekurave për dhunë në familje, babi kërkon lirinë: Nuk është i rrezikshëm, po e mbajnë peng

schedule10:04 - 13 Shtator, 2021

schedule 10:04 - 13 Shtator, 2021

Ndonëse i akuzuar për dhunë në familje, babi i Ardit Shehut në Fier kërkon që i biri të lirohet nga qelia. Në një deklaratë për mediat, jashtë dyerve të gjykatës ai akuzoi prokuroren Elita Hoxha dhe gjyqtare Adelina Zarka se po i mbajnë peng djalin.

Albert Shehu thotë se djali i tij nuk përbën rrezik për shoqërinë dhe është në gjendje për të dalë jashtë, duke theksuar se edhe po të jetë normal, qëndrimi brenda katër mureve nuk i bën mirë.

“Djali im ka 38-muaj në burgun e Zaharisë. Kam bërë kërkesë për lirimin e tij dhe këto po më sorollat Elita Hoxha e cila vetë është me probleme dhe Adelina Zarka është gjyqi i gjashtë që më shtyn. Djali është për dhunë në familje. Djali nuk përbën rrezik për shoqërinë. Ai është shumë mirë por atje në burgun e Zaharisë ikën edhe ai që është normal.

Unë sot fajësoj gjykatën e shkallës së Parë Fier që po ma mban djalin peng. Sot, gjyqtarja qenka me raport. Për tre ditë mungesë ne na heqin nga puna. Gjykatësja ka tre muaj. Jam drejtuar në KLGj dhe nuk më zëvendësojnë gjyqtaren. Djali ka 38 muaj brenda. Unë kërkoj ndryshimin e masës së sigurisë. Gjyqtarja nuk ka ardhur as sot”, thekson ai. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!