“Djali me vigon në krah”, nënë e bir bien në lum dhe humbin jetën, dëshmitarët: Po e çonte në spital

schedule14:54 - 27 Qershor, 2022

schedule 14:54 - 27 Qershor, 2022

Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”. Sipas policisë, K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. Për pasojë ka ndërruar jetë ajo dhe djali 6 vjeç.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë për ABC se djali i mitur kishte vigon në dorë dhe dyshohet se kanë qenë në spital.

Sakaq, aksidente të ngjashme janë regjistruar të paktën edhe dy herë të tjera në Berat. Për shkak të mungesës së mbrojtëseve anësore makinat kanë përfunduar në lumin Osum. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!