Vajza me aftësi të kufizuara mbetet e vetme pas humbjes së nënës! Babai i vdiq para një muaji

schedule23:16 - 25 Shtator, 2020

schedule 23:16 - 25 Shtator, 2020

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec, ku u gjet e pajetë në banesë një grua e cila jetonte bashkë me vajzën 10-vjeçare me aftësi të kufizuara.

Dyshohet se vajza kishte 24 orë pa ushqim, ndërkohë që pas trajtimit në pediatri e ka rimarrë veten. Ndërkohë nga institucionet do të njoftohet Shërbim Social Korçë për të gjetur zgjidhjen për strehimin e fëmijës pasi një muaj më parë ai kishte humbur edhe babanë.

E mitura do t’i nënshtrohet edhe një testi për Covid-19 pasi mësohet se është gjetur i zbehtë nga policia, kjo edhe për shkak të mungesës së ushqimit prej 24 orësh.

Nënës së saj, e cila u gjet e pajetë në banesë do t’i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore në Tiranë dhe jo në Pogradec, pasi është me nënshtetësi maqedonase. Në banesën e tyre janë gjetur edhe ilaçe, duke ngritur pistën e vetëvrasjes, megjithatë pritet sqarimi i plotë i rrethanave të ngjarjes./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!