A ishte dakord Robert Aliaj që djali i tij të merrte pjesë në një reality show, ku gjendet dashuria? Në programin “Abc e Pasdites me moderatori Ermal Peçin ai pohoi se nuk ishte aspak dakord, por që Krist është një djalë i rritur dhe ka arsyet e veta që është në atë program.
“Si baba mua nuk më takon të ndërhyjë. Në asnjë rast nuk ndërhyj në asgjë, edhe kur ka qenë më i vogël. Gjithmonë kam dashur që djali im ta vrasi simbolikisht figurën e babait të vet. Arsyet se pse erdhi ai i di vet”.
Ermali e pyet nëse e favorizon fakti që ai është opinionist aty. Roberti pohoi se nuk është aspak favorizuese prania e tij në reality show, pasi në asnjë moment nuk do ndikoj për të.
Cili prej tyre beson që Krist mund të gjej nuse në televizion? Roberti tha se nuk e beson fare që do gjej nuse në program sepse është rritur me modelin e nënës së tij që është shumë kërkuese.
Teksa qeshte tha: “Nuk besoj fare, por ai e di vetë. Unë nuk kam qenë dakord që të vij. Kristi është një djalë i vështirë, ka model femëror mamanë e vet dhe është jashtëzakonisht e vështirë kjo gjë se është një femër që ka jashtëzakonisht shumë kërkesa”.
/abcnews.al