“Djali im s’do hante bukë po të bënte ashtu”, polemika mes Mourinho e Olle për Son

schedule20:59 - 11 Prill, 2021

schedule 20:59 - 11 Prill, 2021

Manchester United tundi rrjetën sot ndaj Tottenham në minutën e 35 me Edinson Cavani, por goli u anulua nga VAR pasi u pa një faull i dyshimtë i McTomminay ndaj Son në mesfushë, me koreanin, që u shtri në tokë dhe e dramatizoi pak më shumë seç pritej situatën.

Pas ndeshjes kishte polemika në atë moment, teksa i nisi Solskjaer. Norvegjezi tha:  “Nuk ka më futboll, është zhdukur totalisht. Nëse djali im qëndron i shtrirë në tokë për tre minuta dhe i duhen 10 shokë për ta ndihmuar, ai s’do marrë asnjë ushqim”.

Solskjaerit i është përgjigjur menjëherë Mourinho, trajneri i Tottenham. “Son është me shumë fat që babi i tij është njeri më i mirë se Ole. Një baba i ushqen gjithmonë fëmijët e tij, nuk ka rëndësi ç’bëjnë ata. Mund edhe të vidhni për të ushqyer fëmijët”, u shpreh Mourinho në përgjigjen e tij. /abcnews.al