Mediat Britanike të cilat pasqyruan incidentin e ndodhur të dielën kanë shkruar se djali i presidentit Serb njihet për miqësinë e tij me huliganët serbë.
Në përplasjen e fortë që ndodhi mes tifozëve britanikë dhe atyre serbë në Gjermani pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan teksa tifozët hidhnin drejt njëri tjetrit tavolina dhe karrige duke lënë disa persona të plagosur.
Autoritetet Gjermane konfirmuan se 7 serbë u arrestuan pas përleshjeve ndërsa incidenti është ende nën hetim.
Sherri i ndodhur në qytetin perëndimor të Gjermanisë u nxit nga vetë Serbët, pasi përpara përplasjes mes dy tifozerive Huliganët e Beogradit dogjën flamurin e Shqipërisë dhe atë të Anglisë ndërsa brohorisnin parulla fyese.
/abcnews.al/