“Djali i tij u ndalua një herë nga Policia e Kosovës”, Sveçla: Vuçiç është gënjeshtar kronik

schedule15:19 - 29 Qershor, 2023

schedule 15:19 - 29 Qershor, 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka quajtur gënjeshtar kronik presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç. Ai ka thënë se djali i tij, i cili dje ka qëndruar në Kosovë nuk është ndaluar tri herë nga Policia e Kosovës, por vetëm një herë.

Në konferencë për media, Sveçla ka deklaruar se i njëjti ka hyrë si qytetar i rëndomtë përmes pikës kufitare në Merdare dhe nuk i është gjetur armë gjatë kontrolleve të eskortës.

Ne të gjithë e dimë që Vuçiç ka qenë ministër i propagandës në qeverinë e Millosheviçit, por se është gënjeshtar kronik po na e dëshmon për çdo ditë. Djali i tij nuk është ndalur tri herë nga Policia e Kosovës, është ndalur vetëm një herë në dalje të komunës së Prishtinës në drejtim të Serbisë”, ka deklaruar ministri i Brendshëm./ KosovaPress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!