Pandeli Pasko Kuteli është djali i shkrimtarit të njohur shqiptar, Mitrush Kuteli. Ai është me profesion agronom dhe gjatë një interviste për “ABC e Mëngjesit” ka folur për ligjin 7501 për tokën.
Kuteli u shpreh se ka propozuar që ky ligj të ndryshojë, duke e konsideruar një fatkeqësi për të gjithë shqiptarët.
Sipas tij, të gjithë duhet të shpëtojnë nga fjala kooperativ dhe ta quajnë shoqatë.
“Unë jam agronom, bujk. Unë vazhdimisht kam ardhur në Shqipëri për projekte me bujqësinë. Të paktën një herë në tre javë kam ardhur nga Roma.
Përpara dy javësh është mbajtur një panair në Lushnje dhe më pas një konferencë. Por kishte edhe shumë zëra nga specialist zvicerian si ta ndihmojmë Shqipërinë, si të krijojmë ferma të mëdha. Por ky është problem i madh, sepse me copëzimin që ka bërë ai ligj na krijuar shumë probleme.
Edhe unë propozova, të paktën flasim që është fatkeqësi ky ligj, flasim që është ligj i keq dhe e pranojnë të gjithë. A mund ta ndërrojmë? A mund të bëjmë një hap drejt ndryshimit? A mund të bëjmë dy hapa?
Po qe se qartësohet prona, ne do të shpëtojmë nga ajo alergjia që kemi nga fjala kooperativ dhe do ta quajmë shoqatë, sepse në atë kohë kooperativat, nuk ishin kooperim por ishin një bashkim i dhunshëm, ku ty të morën çfarë kishe dhe i vunë në një vend që t’i nuk i përdorje dot”, tha Kuteli./abcnews.al