SHKODËR- Aleksandër Koçeku u vra në Karmë të Kirit në Dukagjin. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për gjakmarrje.
Një gjë të tillë e bën të ditur kushëriri i viktimës Mark Koçeku. Para 8 vitesh, Angjelin Shkambi u vra me armë zjarri në Shkodër ndërsa autori i kësaj ngjarje Artan Koçeku është në burg si dhe është vëllai i Aleksandër Koçekut që u vra sot.
“Babain i tij e kam djalë xhaxhai. Konfliktin e di shteti, e di gjithkush. Është ruajtur, por njeriu duhet të dalë edhe për të siguruar jetesën.
Ne kemi një konflikt, e dini edhe ju. Kemi edhe një familjar në burg për atë çështje, pasi kishte një gjak borxh. Për ndonjë motiv tjetër nuk di të them”, u shpreh ai.
Aleksandër Koçeku rreth 42 vjeç u qëllua me breshëri plumbash në fshatin Lin në aksin Kir-Prekal të Dukagjinit. Policia vijon hetimet për ta zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë.
Po ashtu Aleksandër Koçeku ka qene nen hetim si i përfshirë për vrasjen e Pavlin Preka ne Grude te Re ngjarje e ndodhur një vit me parë. Ndërsa për këtë ngjarje janë arrestuar Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj.
Vasel Koçeku është i dyshuari kryesor i vrasjes se Pavlin Preka. Prokuroria e Shkodrës ka njoftuar se e ka shtyrë për tre muaj hetimet për ketë ngjarjeje. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes./abcnews.al



