Arti Lokaj, djali i gazetares shqiptare Arbana Xharra ka shfaqur talentin e tij në aktrim që në moshë fare të vogël. Ai tashmë ka nisur të studiojë në një nga shkollat më të mira në SHBA, ku jeton prej disa kohësh me familjen ndërsa synon që të arrijë masat e suksesit.
Arbana dhe Arti dhanë një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfyen se si nisi rrugëtimi i tij në këtë fushë. Gazetarja tha se e kishin zbuluar talentin e të birit fare rastësisht dhe më pas kishte marrë pjesë në filmin “Shpia e Agës”.
Arti tregoi se ka si synim që të bëhet një aktor i suksesshëm dhe të luajë në projektet më të mira amerikane. Ndërkohë, gazetarja zbuloi se tashmë ata kanë firmosur një kontratë me një agjenci të njohur në Amerikë ndërsa presin që të mbajnë dhe disa audicione në Los Angeles.
“Më tha se jam e mahnitur me talentin e tij dhe kemi një projekt të një filmi me metrazh të gjatë. Më tha që të angazhohemi me të. Është shumë i talentuar. Xhirimet zgjasin rreth katër muaj. Ka qenë i vogël. Vetë jam befasuar, ka pasur qejf të këndojë por nuk ka përmendur se do të merret me aktrim.“, tha ajo.
Arbana shtoi: “Kemi nënshkruar një kontratë me një agjenci që ka zyra në Beverly Hills dhe në New York. Në maj do të ikim në Los Angeles pasi kemi disa audicione.” Kur u pyet se nëse ka filluar t’i pëlqejë fama që po merr, Arti tha: “Jo kaq shumë sepse nuk më intereson, ndoshta kur të shkoj në Oscar”. /abcnews.al