Djali i Flamur Topit e i ati i Fladias, yllit të mediave sociale. Ilir Topi: Ai më kritikon shumë

schedule18:51 - 10 Shkurt, 2022

schedule 18:51 - 10 Shkurt, 2022

“Trupi dhe Shëndeti” është program televiziv me një rekord vitesh në transmetim, plot 60. Dikur i drejtuar nga mjeku i mirënjohur Flamur Topi vitet e fundit stafetën e ka marrë djali i tij, Iliri. Gjithashtu me profesion mjek, por edhe shkrimtar i 3 novelave dhe disa tregimeve grafike, Iliri ishte i ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin për të rrëfyer prapaskenat e një pune 60 vjeçare që tashmë është besuar në duart e tij.

“Ka qenë sa kënaqësi dhe privilegj, por përgjegjësi. Them përgjegjësi sepse duhet të përfaqësoja gjatë gjithë kohës edukatën e familjes. Nga njëra anë e kuptoja që i vogël, e ndjeja kënaqësinë e famës. Por ishte dhe ana tjetër që duhet të ruaja një model. Ne kemi pasione të përbashkëta, mjekësinë dhe shkrimin e librave.” – shprehu ai mbi marrëdhënien me të atin.

Por si e ka parë Flamur Topi të birin në këtë pozicion që diku e zotëronte vetë me mjeshtëri?

“Emisioni është si fëmija e parë, dhe unë jam i treti. Meraku për emisioni ka qenë shumë i madh. Ka pasur shumë emocione, unë si babi nuk e bëj dot. Përveç eksperiencës, ai ka një pasion që e ka mbajtur 60 vjet. Është shumë kritik dhe në çdo emision jam në rritje e sipër. Ai mërzitet me mua që unë nuk e shoh emisionin aq shpesh sa ai.”

Ilir Topi shprehu se vazhdimisht tenton që të ndikoj në përçimin e ideve edukative e promovimit të kujdesit shëndetësor. Madje ai zbuloi se shumë shpejt do e shohim së bashku me të bijën, blogeren e vogël Fladian, në një emision të përbashkët të titulluar ‘Trupi dhe Shëndeti për Fëmijë’. Me humor Topi tha se shpesh herë njerëzit i drejtohen si babai i Fladias, duke parë dhe popullaritetin gjithmonë e në rritje të së bijës.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!