“Djali i ëndrrave të mia”, Vesa Luma bën dedikimin romantik në përvjetorin e martesës

schedule08:19 - 13 Shtator, 2020

schedule 08:19 - 13 Shtator, 2020

Vesa Luma dhe Big Basta janë padyshim një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Dyshja është larguar prej kohësh nga Shqipëria për t’u zhvendosur në Zelandën e Re. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre pesë vite më parë, ndërkohë që ditën e djeshme ata festuan përvjetorin e martesës.

Këngëtarja ka ndarë disa imazhe në rrjete sociale nga ceremonia e martesës, ndërsa ka bërë edhe një dedikim të ëmbël për partnerin. “Djali i ëndrrave të mia, fustani i ëndrrave, kështjella e ëndrrave. Famija dhe miqtë e zemrës në një ditë 12.09.2015“, ka shkruar Vesa krahas fotos ku shfaqët me Big Bastën në altar.

 

Çifti janë prindër të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Lian. Ata janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku shpesh ndajnë momente së bashku me të birin në rrjete sociale. Përsa i përket muzikës, dyshja ka sjellë një sërë duetesh si “BOOM” dhe “Nuk do flejmë”. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!