Djali i Anne Hathaway nuk e di se është aktore, beson se ka një tjetër profesion

schedule11:35 - 31 Tetor, 2020

schedule 11:35 - 31 Tetor, 2020

Aktorja e mirënjohur Anne Hathaway gjatë një interviste të dhënë së fundmi për “Daiy Pop” në E! Online teksa po komentonte rolin e saj në “The Witches”, foli ndër të tjera dhe për fëmijët, dhe arsyet pse ajo ka vendosur që ata të mos e dinë se është një aktore, të paktën për një periudhë të caktuar kohore.

Ylli i “The Princess Diaries” ishte në pritje të ëmbël gjatë xhirimeve të këtij filmi, dhe siç tregon ajo, shtatzania e ka ndihmuar më shumë atë të hynte më shumë në karakterin që interpretoi.  Aktorja ka dy fëmijë me bashkëshortin Adam Shulman, Jonathan, 4 vjeç dhe Jack, 11 muajsh.

Duke folur për fëmijët e saj, Anne u shpreh se nuk do t’i lejojë fëmijët të shikojnë filmat e saj derisa të rriten, veçanërisht kur bëhet për fjalë për rolet e saj në skena seksi. Më tej, ajo zbuloi se djali i saj 4-vjeçar beson se në të vërtetë ajo është një bibliotekare.

Everything You Should Know About Anne Hathaway's Husband, Adam Shulman

Ti nuk e di sesa do t’u interesojë atyre kjo gjë“, tha Anne duke shtuar: “Tani për tani, djali im mendon se unë jam bibliotekare dhe punoj në një bibliotekë. Kështu që në një moment të caktuar, do t’ia bëj të ditur që unë jam një lloj tjetër tregimtareje.” /abcnews.al