Asambleja e Ekspertëve të Iranit zgjodhi djalin e Ali Khameneit, Mojtaba, si Udhëheqësin e ardhshëm Suprem nën presionin e Gardës Revolucionare, thanë burime për Iran International.
Zgjedhja e tij vjen ndërsa trupa me 88 klerikë është nën ndikimin e fraksioneve të forta brenda regjimit iranian, veçanërisht Gardës Revolucionare Islamike.
Mojtaba Khamenei, i lindur në 1969 në Mashhad, ka qenë për dekada një figurë kyçe brenda strukturave të sigurisë dhe politike të Iranit, duke pasur lidhje të ngushta me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) dhe milicinë Basij.
Ai ka marrë edukim fetar në Qom dhe ka shërbyer më parë si pjesëtar i Gardës Revolucionare, duke u angazhuar në mënyrë aktive në çështje të sigurisë dhe politikës së brendshme të vendit.
Sulmet e përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit nisën më 28 shkurt, me synimin për të ndalur programin bërthamor iranian.
Nga sulmi më 28 shkurt, mbeti i vrarë lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei.
Në kundërpërgjigje, Irani goditi objektiva në vendet aleate të SHBA-së në rajon.


