Një 17-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij në Greqi, pasi sipas medieve helene, kjo e fundit kishte kryer marrëdhënie seksuale me shokun e klasës të birit.
Cycladeslive.gr raporton 17-vjeçari ka sulmuar nënën e tij me grushte ndërsa i ka thënë: “Shpresoj që të sëmuresh nga kanceri”.
Më pas gruaja ka shkuar e gjakosur në komisariat, ku ka bërë padi kundër djalit të saj.
Sipas një dëshmitareje e cila ndodhej në komisariat në momentin kur gruaja denonconte të birin, djali e ka rrahur të ëmën, pasi e ka kapur duke bërë seks me shokun e klasës./abcnews.al/