Një 30-vjeçar ka denoncuar në polici babai e tij të moshuar, pasi ky i fundit ka dalë nga shtëpia që paraditen e së hënës dhe nuk është kthyer më.
“Në Komisariatin e Policisë Librazhd ka kallëzuar shtetasi 30 vjeç, banues në Tiranë, se ditën e hënë, rreth orës 10:00, ka humbur kontaktet me babanë e tij, shtetasin 75 vjeç, banues në fshatin Sebisht, Librazhd, i cili pasi ka dalë nga banesa në mëngjes nuk është kthyer më”, thuhet në njoftimin e bluve.
Sakaq, kërkimet kanë nisur dhe policia po vijon punën për gjetjen e 75-vjeçarit.
Ndërkohë, naterialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al