Pasi “çekiçët” e West Ham bënë me dije se për kartonin e Declan Rice, nuk do të pranonin më pak se 100 milionë paund, gjërat duken se kanë marrë një rrjedhë komplet tjetër, me “qytetarët” e Manchester City dhe tanimë “djajtë e kuq” të Manchester United, që kërkojnë t’i vjedhin Arsenal, shërbimet e talentit 24-vjeçar.
Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja britanike, “The Telegraph”, “djajtë” e United kërkojnë të “përfitojnë” nga refuzimet e West Ham, për të bërë një ofertë të çmendur. Maguire e McTominay plus para ekstra për të siguruar, Declan Rice.
Mirëpo, pavarësisht se tekniku, David Moyes është një “tifoz” i dyshes së United, për momentin, gjasat që Rice të kalojë në Arsenal janë shumë më të larta, me klubin londinez që synon të bëjë një ofertë të tretë për transferimin e tij, ndërsa vetë lojtari dëshiron të jetë në skuadrën e tekniut Mikel Arteta.
Ndërkaq, interesim për 24-vjeçarin anglez po shfaq edhe Manchester City, teksa ditët e fundit klubi ka menduar të bëjë një ofertë për të, me “qytetarët” që mund të përmbushin fare lehtë kërkesat ekonomike të West Ham. /i.m /abcnews.al