Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Djajtë” përplasen për “Tulipanin”, Manchester United parakalon Milan në garën për “bomberin” holandez

schedule17:36 - 8 Korrik, 2024

schedule 17:36 - 8 Korrik, 2024

Prej disa javësh tashmë, drejtuesit e “Djajve” të Milan kanë kohë që po përpiqen të nënshkruajnë me sulmuesin holandez Joshua Zirkzee, por paaftësia e tyre për të arritur një marrëveshje me “Emiljanët” e Bologna ka bërë që Manchester United të kalojë përpara në garën për 23-vjeçarin.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, “Djajtë e Kuq” të Premier League kanë arritur një marrëveshje personale me lojtarin, një ndër më të mirët në Serie A gjatë sezonit të fundit, teksa tashmë mësohet se po zhvillohen edhe bisedimet me klubin e Bologna për mënyrën e pagesës së klauzolës e lirimit prej 34 milionë paundësh.

Sezonin e kaluar, sulmuesit e United si Rasmus Hojlund dhe Marcus Rashford hasën vështirësi në shënimin e golave dhe klubi historik ka gati një përforcim të ri që garanton gola e asistime në vazhdimësi, teksa pritet që Zirkzee të zyrtarizohet sapo të përfundojë Euro 2024, aty ku “Tulipani” i sulmit “ëndërron” titullin me Holandën e tij. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!