“Djajtë” në garë për “tulipanin”, Milan e United kërkojnë “bomberin” holandez

schedule13:56 - 23 Qershor, 2024

schedule 13:56 - 23 Qershor, 2024

Kërkohej prej muajsh nga “Djajtë” e Milan, mirëpo duket se do të jenë “Djaj” të tjerë ata që do ta marrin në ekip. “Bomberi” holandez, Joshua Zirkzee sapo mbylli një sezon perfekt me “Emiljanët” e Bologna në Serie A dhe tashmë, përveç ekipeve të tjera, ka përfunduar edhe në radarët e Manchester United, që po studion mundësinë e transferimit të tij në “Old Trafford”.

Zirkzee ndiqet prej kohësh nga Milan dhe madje palët kanë një akord paraprak, por “Kuqezinjtë” nuk luan të paguajnë rreth 15 milionë euro komisione të pretenduara nga agjenti i sulmuesit holandez, ndaj negociatat kanë ngecur.

Në të tilla rrethana kërkojnë të përfitojnë “Djajtë” anglezë, teksa sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, bordi i United është gati të derdhë plot 40 milionë euro, aq sa është klauzola e “tulipanit”, në arkat e Bologna, si dhe nuk e kanë aspak problem të paguajn komisionet e agjentëve të Zirkzee.

Ndërkaq, bordi i “rekordmenëve” të Premier League ka bërë gati edhe kontratën për “yllin” holandez, teksa kanë vendosur t’i ofrojnë një marrëveshje 5-vjeçare, me një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, pagë më e lartë se ajo çka ofrojnë italianët e Milan. /i.m /abcnews.al