“Djajtë” mendojnë për të ardhmen, United “piketon” talentin 20-vjeçar

schedule09:46 - 13 Maj, 2023

schedule 09:46 - 13 Maj, 2023

Me portierin spanjoll, David de Gea në prag të largimit nga “djajtë e kuq”, këta të fundit kanë shfaqur interesimin për të nënshkruar me një portier të ri dhe të talentuar, që mund të japë garanci për të ardhmen.

Një profil të tillë e ka dhe “shënjestra” e radhës e “djajve”, portieri, 20-vjeçar i Anderlecht, Bart Verbruggen, i cili pëlqehet shumë nga bordi i Manchester United, si dhe nga tekniku, Erik ten Hag.

Verbruggen ka zhvilluar 13 ndeshje këtë sezon me fanellën e Anderlecht, nga të cilat 3 kanë mbetur me rrjetën e paprekur, ndërkaq, në muajin mars, talenti 20-vjeçar u thirr për herë të parë në Kombëtaren hollandez, edhe pse nuk arriti të siguronte asnjë minutë në fushën e blertë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!