Reperi i njohur, Big Basta ka ndarë së fundmi një moment me familjen e tij, duke treguar se ndihet i lumtur për vendimet që ka marrë në të mirë të saj.
Ai ka publikuar në Instagram një foto, ku shfaqet në makinë me bashkëshorten Vesa Luma dhe djalin Lian, të cilën e ka shoqëruar me ndjesitë e tija.
“Familja eshte gjeja me e shenjte ne kete univers! Jam i bekuar cdo te mijetat e sekondit qe jam i rrethuar me energji pozitive, me femi, niper e mbesa, me buzeqeshje dhe qetesi shpirterore… Ne gjithe rrugetimin deri me sot asgje nuk ka qene e lehte sikur duket ne foto. Ka pasur pengesa, lot dhe premtime. Djaj qe donin te na digjnin dhe budallenj qe mendonin se kishin te drejte te gjykonin vendimet tona. Ne fund te fundit, eshte jeta jone dhe vendosim NE per te. Uroj me shpirt te jeni sa me te lumtur dhe qe te kaloni cdo pengese ne jete. Uroj te keni familjet sa me mire dhe femijet tju kene shendet! Sa jeni ne kohe dhe per aq sa keni ne dore, vendosni per te ardhmen e tyre. Gishtin e mesit per ate qe ju bllokon endrrat dhe koken lart se jeni heronj ne syte e familjes suaj! Ju dua shume, edhe nese nuk ndajme te njejtat mendime rreth fushave te ndryshme! Kemi nevoje per njeri tjetrin ne keto kohe injorance!”, ka shkruar reperi.
https://www.instagram.com/p/CGKAzWCpvka/?utm_source=ig_embed
Kujtojmë që Big Basta jeton prej disa kohësh në Australi dhe ndoshta ky shkrim lidhet me vendimin për t’u larguar nga Shqipëria. Edhe më herët, ai është shprehur se bëri këtë zgjedhje për një jetesë më të mirë. l.k/abcnews.al