Sarah Berisha dhe Dj PM janë një ndër çiftet më të pëlqyer të momentin. Ata nisën një lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” por vazhdojnë bashkë mjaft të lumtur dhe pas daljes nga shtëpia e famshme. Ata kanë treguar se janë mjaft të afërt dhe ndajnë shpeshherë momente me njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Së fundmi, Sarah ka ndarë disa fotografi nga nata finale e Big Brother. Blogerja dukej mjaft elegante me një veshje të zezë që i vinte në pah format trupore. Ajo shoqërohej me Dj PM ku si gjithmonë dukeshin shumë bukur bashkë. Ajo që ka tërhequr vëmendjen te fotoja e saj ka qenë komenti i PM.
“Mfal mos ke ra prej qiellit se si yll po dokesh.”, ka shkruar ai.
/abcnews.al