Dj Geek feston ditëlindjen, Dafina Zeqiri e uron me fjalët më të ëmbla: Dashuria e jetës sime

schedule08:14 - 10 Shtator, 2022

schedule 08:14 - 10 Shtator, 2022

Partneri i Dafina Zeqirit, Dj Geek feston sot ditëlindjen. Këngëtarja e ka uruar që në orët e para të ditës së sotme me një mesazh të ëmbël. Ajo ka ndarë dy fotografi me Dj Geek ndërsa ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen për dashurinë e jetës sime. Shoku dhe Dj im më i mirë”.

Kujtojmë që dyshja e famshme në fillim kanë qenë miq ndërsa më pas kanë nisur dhe një lidhje romantike. Dy vite më parë ata u ndanë dhe asokohe Dafina tha: “Me sa duket, puna dhe lidhja romantike nuk shkojnë bashkë. Prandaj vendosa që puna dhe ekipi janë më të rëndësishme se lidhja.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)

Ne planifikojmë ta mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm. sepse jemi si familje. Kështu që na u desh të përfundonim lidhjen për të ruajtur lidhjen me ekipin, që është më e rëndësishme për ne.” Por ata u kthyen pak muaj më parë dhe janë shumë të lumtur. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!