Dj Dagz tregon se kush duhet ta fitojë “Big Brother VIP”

schedule18:38 - 26 Janar, 2022

schedule 18:38 - 26 Janar, 2022

Einxhel ishte pjesë e katër të preferuarve të publikut që duhet të shkojnë në finale. Bashkë me Donaldin, Beniadën dhe Ilirin, Einxhel deri më tani shihet në syrin e publikut si pjesë e spektaklit të madh që do të mbahet me 18 Shkurt. Një mbështetje të madhe ka marrë dhe nga partneri i saj, Dj Dagz, me të cilin krijoi një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

Dj nga Kosova ka postuar së fundmi një fotografi ku shihet bashkë me Einxhel në shtëpi, krahas së cilës shprehet se e dëshiron fituese. “#einxhelfituese”, ka shkruar Dagz në postimin e tij. Kujtojmë që Dagz u shpreh i zhgënjyer nga Donaldi për faktin se nuk e zgjodhi në zinxhirin e eliminimit. Duke iu referuar debateve me Einxhel, Dagz tha se do të donte që Donaldi të sillej siç ai ka respektuar Trixën.

/abcnews.al