Mbrëmjen e djeshme, moderatorja Einxhel Shkira është surprizuar nga fondacioni ‘’Dritan Hoxha’’. Ai i dha gazetares ofertën për të bashkëpunuar me një emision televiziv për të ndihmuar të gjitha vajzat shqiptare në vështirësi, të cilat duan të kenë pavarësinë e tyre.
Lidhur me këtë ngjarje të bukur, ka reaguar dhe partneri i Einxhel, Dj Dagz, i cili ka postuar në “Instagram” disa ‘story’, ku shpreh hapur krenarinë që ndjen për të.
“Zëri i çdo femre. Je shumë e madhe Einxhel Shkira.
Jam shumë i lumtur për ty dashuria ime, por më shumë se i lumtur jam krenar me ty. Njerëzit me zemër të bardhë e gjejnë njeri-tjetrin gjithmonë”, ka shkruar ai./abcnews.al