Ditën e djeshme, Ledri Vula dhe Sara Hoxha konfirmuan se do të bëhen prindër të një vajze. Lajmin e bënë me dije Ledri përmes një videoje të publikuar në Instagram, krahas së cilës shkruante: “Jom ka des sytë me ti pa”.
Urimet nga miqtë dhe ndjekësit ishin të shumta, por ajo që ka rënë në sy gjithashtu është një deklaratë që ka bërë Dj Blunt dhe Real 1 në rrjetin social Twitter. Reperët që njihen për një raport jo të mirë me Ledrin, kanë ripostuar videon që ky i fundit publikoi ditën e djeshme, krahas së cilës shkruhet:
“Eh moj Sara, mbas 5 vitesh kur ta kapësh duke të të tradhëtuar këtë laper, ke për ta kërkuar këtë moment, me e pas thikën në dorë e me ja ngul tejpërtej, por do të jetë vonë“. /abcnews.al/
Eh moj Sara Hoxha mas 5 vjete kur ta nxosh tut tradhtu ket laper, ki me lyp qet moment me pas thiken n’dor e mja ngul tejpertej veq ka me kon vone ? pic.twitter.com/Fy7uLtD20U
— Blunt&Real (@ShaolinGang666) July 26, 2020