Dixhitalizimi i Arkivës së Shtetit, Rama: Mbrohet ajo që i mbijetoi deklasifikimit

schedule21:23 - 14 Janar, 2019

schedule 21:23 - 14 Janar, 2019

Mbi 200 milionë dokumente arkivore për shqiptarët dhe historinë e shtetit shqiptar, sot janë lehtësisht të aksesueshme pas hedhjes së tyre në sistemin dixhital. Ndërsa përdoruesit kanë mundësinë që për 20 sekonda të pajisen me kartë duke u mundësuar aksesin në çdo dokument.

Në fund të kësaj procedure duket sikur do të pajisesh me kartë identiteti por në fakt merrkartën e përdoruesit në arkivën e shtetit.

 “Ajo çfarë bëhet, në fakt, është shumë e thjeshtë. Mjafton një fotografi. Vendoset për printim kjo kartë dhe mbaron e gjithë procedura në një periudhë prej 20 sekondash. Karta do vetëm 20 sekonda që të printohet. Printohet vetëm 1 herë në vit. Është falas. Arkivi online mund të bëhet nga shtëpia dhe është me pagesë”.

Sistemi i dixhitalizimit të dokumenteve arkivore ka bërë të mundur që mbi 200 milionë dokumente arkivore për shqiptarët dhe historinë e shtetit shqiptar, të jenë lehtësisht të aksesueshme. Diferencën e të sotmes me të djeshmes e bën historiani Paskal Milo.

“Pas Luftës së Dytë Botërore arkivi, siç u ndërtua si strukturë, i hapur ka qenë për studiuesit, por ka qenë shumë i kufizuar në numër dhe në shfrytëzim dhe në rregullat e shfrytëzimit të arkivit. Ka qenë trajtuar pak a shumë si institucion sekret. Që të hyje në Arkivin e Shtetit para 50 vitesh, d.m.th., duhet të kishe autorizime të veçanta dhe kaloje në vrimën e gjilpërës”.

Ndërsa sot gjithcka mendojnë të bëjnë historianët është të ulen në ambientet e transoformuara të arkivave të shtetit.

“Tani është sfida jonë e publikut dhe sidomos e historianëve që të ngjishemi të ngulemi pas atyre karrigeve. Ato karrige nuk janë karrige karriere janë karrige pasioni, vullneti dhe përkushtimi. Dhe kënaqësia pavarëshit nga sfilitja është kur zbulon një dokument që të tjerët nuk e dinë”, tha historiania.

Është investuar gjatë vitit të kaluar sa në 20 vite bashkë tha drejtori i arkivave por ka ende për të bërë i tha ai kryeministrit Rama.

“Pjesa e fundit e cila unë gjykoj se është e nevojshme dhe është investimi i fundit madhor që ka nevojë është që në të krijojmë një muzearkivo”, tha drejtori i Arkivës.

“Fakti që tani gjithçka është e digjitalizueshme, edhe origjinalet nuk janë më e vetmja mundësi, është garanci e madhe për ruajtjen e tyre. Ndërkohë që patjetër duhet të përfundojmë atë të garantimit të të gjithë dokumenteve origjinalë në atë territorin e Shkozës dhe sigurisht të vazhdojmë me elementët e tjera që kanë të bëjnë me krijimin e të gjithë hapësirës komplekse dhe gjysmë rekreative për orët, ose momentet e pushimit. Por gjëja më e rëndësishme është që u arrit të mbrohet ajo që i mbijetoi deklasifikimit, nga pikëpamja materiale, jo nga pikëpamja përmbajtjesore”, tha Rama.

Drejtoria e Përgjithshme është bërë pjesëtare me të drejta të plota e Fondacionit të Portalit të Arkivave Evropiane. Kjo e bën arkivin shqiptar të parin vend të Ballkanit Perëndimor pjesë e Portalit të Arkivave Europiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!