“Divorci, pendesa ime më e madhe”, Ben Affleck flet për vendimin më të vështirë të jetës së tij

schedule13:30 - 19 Shkurt, 2020

schedule 13:30 - 19 Shkurt, 2020

Gjatë një intervistë për “New York Times”, Ben Affleck tha se divorci është gjëja për të cilën është penduar më shumë. Ai dhe ish-bashkëshortja, Jennifer Garner finalizuan divorcin e tyre në 2018-ës pas periudhave të gjata të krizës mes tyre.

“Gjëja për të cilën jam penduar më shumë në jetë është divorci. Ndjesia e turpit është toksike. S’ka asgjë të mirë që vjen si pasojë e turpit. Eshtë vetëm një ndjesi që të ul vlerësimin për veten.”- u shpreh aktori, referuar problemeve me alkoolin dhe paqëndrueshmërisë emocionale.

Ylli i filmave sot është rikuperuar, por thotë se pija ishte një nga shkaqet që shkatërroi martesën e tij me Garner shkruan The Independent.

“Pija normalisht për një kohë të caktuar. Më vonë ndodhi që të pija pa pushim dhe kjo bëri që martesa ime të mos funksiononte. Ishte viti 2015, 2016. Nuk është e shëndetshme që të fiksohem pas dështimeve të mia, por sigurisht kam bërë gabime. Kam bërë gjëra për të cilat pendohem. Gjithsesi, duhet të ngrihesh, të mësosh prej tyre dhe të përpiqesh sërish.”- vazhdon ai.

Ben Affleck dhe Garner u martuan në 2005 dhe u divorcuan zyrtarisht në 2018-ën. Ish-çifti ka 3 fëmijë përkatësisht 14, 11 dhe 7 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!