Divorci Meta Kryemadhi/ Caktohet data 21 shkurt për seancën e parë në Gjykatën e Tiranës

schedule10:36 - 23 Janar, 2025

schedule 10:36 - 23 Janar, 2025

TIRANË– Seanca e parë për zgjidhjen e martesës mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit do të mbahet në datën, 21 shkurt në orën 10 e 30 në Gjykatën e Tiranës.

“Seanca e parë për divorcin do të mbahet më 21 shkurt, në orën 10:30 minuta. Gjykata i fton palët në një seancë pajtimi, ku Meta dhe Kryemadhi do duhet të paraqiten në gjykatë ose personalisht ose përmes avokatëve mbrojtës dhe do kërkohet pajtimi i dy bashkëshortëve. Nëse kjo nuk arrihet, më pas do vazhdohet me procesin e zgjidhjes së martesës”, raportoi gazetari Ermal Vija.

Kujtojmë se Ilir Meta prej tre muajsh ndodhet në qeli në burgun 313 në Tiranë, pasi u arrestua më 21 tetor 2024 me tre akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Si pasojë, sipas gazetarit, do të shohim nëse ai do të jetë pjesë e seancës së parë, apo do të zgjedh avokatin e tij mbrojtës. Do të jetë në dorë të Metës nëse ai do të pranojë të jetë pjesë e seancës së pajtimit me Monika Kryemadhin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!