Divorci me Jennifer Lopez, Ben Affleck e thotë “troç”: Ishte e turpshme…

schedule16:59 - 25 Mars, 2025

schedule 16:59 - 25 Mars, 2025

Ndarja e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ishte padyshim më e bujshmja. Gjatë një bisede të sinqertë me britanikun GQ, Affleck ka hedhur pak dritë mbi prishjen e martesës së tij me Lopez dhe marrëdhënien me gruan e parë, Jennifer Garner.

Çifti Lopez dhe Affleck u ndanë Gushtin e vitit të kaluar, pas një kërkese për divorc nga aktorja. 52-vjeçari ka thënë për mediat e huaja se në marrëdhënien e tyre nuk kishte asnjë skandal, “telenovelë” apo intrigë që të kishte shkaktuar ndarjen.

Gjatë intervistës ai nuk u ndal shumë tek ndarja e tij me Lopez, por një frazë mjaftoi që të nënkuptohej gjithçka.

“Arsyeja që nuk duaj ta është thjesht sepse është e turpshme”, tha ai.

Affleck u ndal dhe tek raporti i tij me gruan e parë, Jennifer Garner.

“Jam vërtet i lumtur që kam njohur në jetë një grua si ajo. Jennifer Garner është një partnere he një nënë e mrekullueshme.”

Megjithëse kohët e fundit janë parë shpesh të dalin bashkë në publik, mediat e huaja thonë se Garner ka “frikë” që të dashurohet përsëri me aktorin. Gjithçka është një çështje besimi.

Historia e dashurisë së Affleck dhe Lopez filloi për herë të parë në vitin 2002 kur ata u takuan gjatë xhirimeve të filmit Jersey Girl.

Ata u fejuan vitin e ardhshëm, por u ndanë në vitin 2004. Rrugët e tyre u bashkuan në Korrik 2021, duke u martuar vetëm një vit më vonë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!