Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Divorci më i shtrenjtë në Hollywood, sa kanë shpenzuar Angelina dhe Brad për t’u ndarë

schedule13:33 - 31 Mars, 2021

schedule 13:33 - 31 Mars, 2021

Beteja mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie mund të jetë më divorci më i kushtueshëm në Hollywood. Ekspertët ligjorë në Los Angeles janë shprehur se dyshja kanë shpenzuar secili mbi 1 milionë dollarë, duke shtuar se beteja e kujdestarisë së fëmijëve mund të vazhdojë për gjashtë vite të tjera.

Ish çifti nuk ka arritur ende një zgjidhje se si do t’i ndajnë pasuritë e tyre miliona dollarëshe apo kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Avokatja, Kelly Chang Rickert tha për “Daily Mail”: “Mendoj se mund të bëhet një nga rastet më të shtrenjta të divorcit në historinë e Hollywood-it përsa i përket tarifave ligjore.”

Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë mbyllur në një balotazh në sallën e gjyqit që kur Jolie bëri kërkesë për divorc nga Pitt në shtator 2016 duke përmendur dallime të papajtueshme Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë mbyllur në një balotazh në sallën e gjyqit që kur Jolie bëri kërkesë për divorc nga Pitt në shtator 2016 duke përmendur dallime të papajtueshme



“Besoj se Angelina dhe Brad kanë shpenzuar tashmë mbi 1 milion dollarë secili. Ata kanë punësuar avokatë shumë të njohur dhe Angelina tashmë ka marrë disa. Tarifat për orë mund të shkojnë nga 1,000 në 1,500 $.”, tha ajo. /abcnews.al

Brad po përpiqet për kujdestarinë 50/50 mbi gjashtë fëmijët e tyre dhe Angie dëshiron të mbajë kujdestarinë e plotë fizike. Një ekspert ligjor tha, 'Angelina duket se mendon se mund të marrë vetëm kujdestarinë e fëmijëve, por kjo nuk është vetëm rasti.' Foto në 2019

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!