Divorci i burrit më të pasur në botë, më i kushtueshmi në histori

schedule11:21 - 5 Prill, 2019

schedule 11:21 - 5 Prill, 2019

Jeff Bezos do të mbetet aksioneri më i madh i Amazon, edhe pas divorcit të tij të kushtueshëm me bashkëshorten, duke mbajtur 75 % të aksioneve.

Pjesa e aksioneve, dhuruar bashkëshortes së tij, për një proces të qetë dhe të butë divorci, shkon në rreth 36 miliardë dollarë.

Bashkëshortja e Bezos  do të jetë aksionerja e tretë e “Amazon” si dhe do të renditet e 4-ta në listën e grave më të pasura të botës.

Divorci i miliarderit me pasuri 232,8 miliardë dollarë, ka shënuar kështu rekord, duke qenë më i kushtueshmi në histori.

Bashkëshortja e tij, Mekkenzi, do t’i kalojë themeluesit të gjigandit të shitjeve online edhe aksionet e saj në Uashington Post e Blue Origin, dy kompani në pronësi të Bezos.

Marrëveshja për këtë divorc, që mund të finalizohet brenda 3 muajsh, largoi frikën për një tërmet në kompaninë më të madhe të shitjeve në internet “Amazon”.

Në një postim në rrjetet sociale, njeriu më i pasur i botës, Xhef Bezos shprehet se, gruaja e tij ishte një nënë dhe një bashkëshorte e shkëlqyer dhe gjithmonë do të ketë diçka për të mësuar prej saj.

Çifti ka 4 fëmijë dhe shkak për ndarjen e tyre mund të jetë bërë një lidhje e miliarderit me një prezantuese televizive./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!